Lajmet e fundit

Atletico Madridi e ka fituar ndeshjen kundër Getafes, në kuadër të javës së gjashtë në Laliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mitroviq në fund të pjesës së parë, me këtë rezultat Getafe e mbylli pjesën e parë në epërsi.
Në pjesën e dytë, Atletico Madridi u mundua vazhdimisht që ta barazojë rezultatin, ku edhe arriti në minutën e 78-të, Luis Suarez së pari e barazoj rezultatin, ndërsa uruguajani në minutën e fundit të ndeshjes e shënon golin e fitores.
Atletico Madridi pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e parë me 14 pikë, teksa Getafe mbetet akoma pa pikë.
Getafe ndeshjen e ardhshme do të luajë kundër Real Betisit, kurse Atletico Madridi kundër Alaevesit në udhëtim. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1440396887622762509