01.08.2019 · përditësuar para 2557 dite1 min lexim
Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, tashmë është i frustruar me ardhjen e Antoine Griezmann në Barcelonë.
Suarezit nuk i ka pëlqyer komenti që Griezmann ka bërë për prejardhjen e tij, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kjo pasi Griezmann ka deklaruar se nuk është uruguaian, por është francez.
Suarez fillimisht e ka mirëpritur ish-yllin e skuadrës Atletico Madrid në Barcelonë. Sidoqoftë ai ka refuzuar të flasë me të apo ta shikojë atë gjatë stërvitjeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.