Lajmet e fundit

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është shprehur tejet i ngazëllyer për tre golat e tij në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Real Madridit në El Classico këtë të dielë.
Uruguaiani realizoi tre sosh duke udhëhequr kështu katalunasit drejt fitores, e të cilët ishin në mungesën e madhe të Lionel Messi-t.
“T’i shënosh tri gola kundër kujtdo është e pabesueshme. Tani imagjinojeni si është kundër Real Madridit”, ka thënë Suarez për Radio Sport 890.
“Në një afat më të gjatë, mendoj që do të filloj ta çmoj më shumë, thjesht po e shijoj momentin në të cilin po jetoj”.