Lajmet e fundit
Uruguajani e ka pranuar që katalanët nuk kanë qenë në nivelin e duhur, por është i bindur se gjithë kjo vjen si rrjedhojë e presionit të tripletës.

Luis Suarez beson se Barcelona ka mungesë të energjisë së njëjtë siç e kishte sezonin e shkuar, pas kampanjës së vështirë për tripletë.
Këtë sezon Barça ka humbur dy përballje në pesë ndeshjet e para, ndërsa Suarez është i pakënaqur me përkrahjen e fansave në duelet e fundit.
“Sezoni i kaluar ishte i shkëlqyeshëm, por tani po trajtohemi keq”.
“Fishkëllimat janë të pakuptimta”.
“Ne nuk po tregojmë lojë të njëjtë si sezonin e shkuar, por nuk jemi aq keq”.
“Edhe në fillim të edicionit të kaluar nuk ishim në nivelin e duhur, por në të dytin ishin të mrekullueshëm”.