Lajmet e fundit
Skuadra katalane nuk u djersit shumë për të mposhtur amerikanët.

Barcelona me lehtësi mposhti La Galaxy-n , për të treguar qartë dallimin me kampionëve të Evropës dhe atyre të ligës MLS.
Luis Enrique përdori të gjithë 21 lojtarët, por duke i vënë në fushë që nga minuta e parë lojtarët kyq si Suarez, Rakitic e Pedro. I vetmi që zhvilloi 90 minuta ishte Douglas, duke treguar kështu tendencën e trajnerit për t’i dhënë atij një tjetër rast pas një sezoni shumë të dobët debutues.
Barça diktoi tempon e ndeshjes që nga fillimi dhe kjo u shpagua nga fundi i pjesës së parë. Suarez tregoi klasin e tij duke kontrolluar topin me gjoks dhe gjuajtur bukur me të majtën, për të shënuar një gol të bukur, i cili u kontestua nga amerikanët si lojë me dorë.
Pas golit të dytë të shënuar nga Sergi Roberto, blaugranat u relaksuan, pasi kundërshtarët nuk paraqisnin rrezik për portën e tyre.
Galaxy shënoi përmes Tommy Meyer që me kokë tundi rrjetën e spanjollëve.
Rezultati i ngushtë ishte ngushëllim për vendësit, por Barcelona u tregua e kënaqur me përfundimin e ndeshjes.