Lajmet e fundit

Luis Suarez ka thënë se dy autogolat e Romës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ishin shkaku i insistimit të Barcelonës në fazën e sulmit.
Katalunasit fituan me rezultat 4:1 ndaj Romës në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që u zhvillua mbrëmë.
“Arritëm në zonë me lojëra shumë të mira kombinimi, tha Suarez për reporterët pas ndeshjes.
“Dhe ndonëse golat që u shënuan ishin autogola, ishte për shkak të meritave tona që arritëm aty pikë së pari, dhe që bëmë presion në mbrojtësit”.