Lajmet e fundit

Sulmuesi i Liverpool-it, Daniel Sturridge, dëshiron që t’i bashkohet Interit në formë huazimi deri në fund të këtij stinori, raporton Tuttosport.
Sturridge ka hasur në probleme sivjet që të gjejë vend në formacionin titullar të Të Kuqve, dhe dëshiron që të luajë më shumë para fillimit të Kampionatit Botëror në verë.
Raportet kanë pohuar që Liverpool-i po përgatitet ta shesë anglezin, përderisa Interi e sheh atë si një alteernativë në ekipin e vet.