Juglindja e Shqipërisë është përfshirë nga një stuhi shiu mbrëmjen e së mërkurës, duke sjellë reshje të dendura dhe aktivitet të lartë elektrik në disa zona.
Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me rrufe të fuqishme, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve për disa minuta, ndërsa drejtuesit janë detyruar të lëvizin me kujdes për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë, shkruan Euronews.al, transmeton klankosova.tv.
Fenomeni atmosferik është shoqëruar me shkarkesa të shumta elektrike, të cilat janë vërejtur në disa qytete të juglindjes.
Nuk raportohen dëme apo incidente të rënda.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.