Një grup prej 23 turistësh, pavarësisht paralajmërimeve për mot të keq, u ngjitën në një majë mali në Britani të Madhe, dhe u kapën në befasi nga një stuhi bore.
Ata ndodhen të izoluar prej tre ditësh në një kabinë malore së bashku me gjashtë punonjës të saj, transmeton klankosova.tv.
Sipas menaxhuesve të Tan Hill Inn, megjithë situatën, grupi ka arritur të mbajë një atmosferë pozitive: ata po festojnë, hanë dhe luajnë letra për të kaluar kohën. Për momentin, ata kanë mjaftueshëm ushqim dhe pije, përfshirë edhe birrë – të paktën për tani.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për t'i ndihmuar, ndërkohë që kushtet e motit mbeten të vështira.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.