Ushqimet fast-food, mund të shkaktojnë trashje, lodhje në tru dhe depresion, thotë një studim i ri.
Gjetjet rezultuan se yndyra e picave, hamburgerëve dhe e patateve të skuqura - depërton në tru përmes gjakut, njofton Klan Kosova.
Kjo pasi aty, fast-food prek emocionet tona, hipotalamusin dhe çon në një rritje të simptomave depresive.
Ndërsa hulumtimi u krye në minj, shkencëtarët besojnë se gjetjet mund të shpjegojnë lidhjet ndërmjet depresionit dhe obezitetit.
Anti-depresionët janë më pak të efektshëm për njerëzit e trashë se ato të peshës normale.
Studiuesit sugjerojnë se të qenit i dhjamosur është një faktor shtesë që shkakton depresion, dhe dieta e lartë me yndyrë mund të jetë fajtori kryesor.
Studimi u drejtua nga Universiteti i Glasgow dhe u botua në Translational Psychiatry.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.