Lajmet e fundit

Fëmijët, sado lodra që të kenë, zgjedhin shpesherë që të jenë kreativë dhe t'i improvizojnë vetë lojërat e tyre.
Ndonjëherë ata kënaqen më shumë thjesht me një kovë dhe lopatë në plazh sesa me lodra nga më të shtrenjta që mund t’u blejnë prindërit. As një lojë elektronike, dinosaur, robotë, kukulla barbie apo lodra të tjera nuk mund t’u japin më shumë kënaqësi sesa një lojë të cilin ata e “shpikin” vetë.
Sipas një studimi sa më shumë lodra të kenë fëmijët aq më pak kreativë ata janë. Kjo në fakt është një problem në thelb pasi të gjithë prindërit mundohen që fëmijët e tyre të kenë nga lodrat më të fundit dhe mendojnë se nëse ua blejnë, ata do të ndihen më mirë. Pra në një farë mënyre e shohin lumturinë e fëmijës në gjëra materiale. Megjithatë duhet të kuptojmë se fëmijët janë të lumtur edhe kur i çoni për një shëtitje në natyrë gjatë së cilës e vetmja gjë që keni me vete është një shishe ujë, shkruan blitz.al, përcjellë Klan Kosova. Sa më pak lodra që të kenë fëmijët aq më shumë fillojnë dhe të mendohen ata dhe të jenë më krijues. Mund të ndërtojnë kështjella, mund të dekorojnë vetë gjithçka mbi bazën e ideve të tyre.