Edhe personave që janë shëruar nga COVID-19 u kërkohet që të vaksinohen, veçanërisht pasi varianti delta është shumë shpejtë i përhapshëm.
Një studim i ri tregon se të shëruarit nga ky virus që e injoruan vaksinimin kanë më shumë se gjasa të infektohen përsëri.
Raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shton dëshmitë laboratorike në rritje se njerëzit që ishin të prekur nga COVID-19 marrin një nxitje dramatike në qelizat imune që luftojnë viruset, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.
Drejtoresha e CDC, Rochelle Walensky u ka bërë thirrje edhe të gjithë atyre që e kanë kaluar virusin që të vaksinohen.
"Nëse keni pasur COVID-19 më parë, ju lutemi vaksinohuni. Marrja e vaksinës është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush, veçanërisht pasi varianti delta po përhapet me shpejtësi”, tha ajo.
Sipas një studimi të ri, një nga arsyet kryesore që amerikanët nuk vaksinohen është besimi se ata janë të mbrojtur pasi e kanë kaluar virusin.
Që në fillim autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje të shëruarve që edhe ata të vaksinohen, që të jenë të mbrojtur nga riinfektimi me COVID-19.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.