Për çdo rritje prej 1 gradë Celsius në temperaturën mesatare ditore, ka një rritje pothuajse 1 përqind të sëmundjes së veshkave, sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet Regional Health – Americas” dhe më së shumti janë prekur gratë, fëmijët nën 4 vjeç dhe personat mbi 80 vjeç.
Derisa bota fokusohet në ndikimin e ndryshimeve klimatike, ky studim përcakton rrezikun dhe barrën që i atribuohet shtrimeve në spital të sëmundjeve renale që lidhen me temperaturën e ambientit.
Përqindja 7.4 barazohet me më shumë se 202 mijë raste të sëmundjeve renale nga viti 2000-2015. Studimi u drejtua nga Yuming Guo dhe Shanshan Li nga Universiteti i Sao Paulos në Brazil, transmeton Klankosova.tv
Pothuajse 2.6 milionë vdekje i atribuoheshin funksionit të dëmtuar të veshkave në vitin 2017, sipas një artikulli historik në "The Lancet", në të cilin sëmundjet e veshkave janë një shqetësim global i shëndetit publik.
Vdekja nga sëmundjet e veshkave ishte rritur 26.6 përqind nga një dekadë më parë.
Sipas studiuesve në kontekstin e ngrohjes globale, duhen zhvilluar më shumë strategji dhe politika për të parandaluar shtrimet në spital të lidhura me nxehtësinë dhe për të zbutur ndryshimet klimatike.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.