Antitrupi kryesor në qumështin e gjirit është Imunoglobulina (IgA),i cili bllokon viruset dhe bakteret të hyjnë në trupin e foshnjave.
Një studim ka gjetur se gratë e infektuara me COVID, të cilat ushqejnë me gji, vazhdojnë të sekretojnë antitrupa në qumështin e tyre deri në 10 muaj.
Ndërsa mbrojnë foshnjat nga sëmundja, këto antitrupa mund të përdoren gjithashtu për të trajtuar njerëzit me COVID të rëndë, sipas studiuesve, raporton The Guardian.
Antitrupi kryesor në qumështin e gjirit është Imunoglobulina Sekretare (IgA), e cila ngjitet në rreshtimin e traktit të frymëmarrjes dhe zorrëve të foshnjave, duke bllokuar viruset dhe bakteret të hyjnë në trupin e tyre.
Për studimin, Dr. Rebecca Powell nga spitali Mount Sinai dhe ekipi i saj, analizuan mostrat e qumështit të gjirit nga 75 gra të shëruar nga COVID. Ata zbuluan se 88 përqind përmbanin antitrupa IgA, përcjell Klankosova.tv
Megjithatë, do të kërkohen më shumë studime për të kontrolluar vlerën e përdorimit të IgA që rrjedh nga qumështi i gjirit në trajtimin e COVID-it.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se gratë e vaksinuara kishin antitrupa specifikë ndaj virusit në qumështin e tyre.
"Ne e dimë se niveli i antitrupave të prodhuar nga vaksinat ARN është jashtëzakonisht i lartë në krahasim me vaksinat e tjera. Ju nuk keni nevojë për aq shumë antitrupa për t'u mbrojtur nga infeksioni, por efekti i qumështit varet nga fakti që ka shumë antitrupa në gjakun tuaj që transferohen në qumështin tuaj", ka shtuar Powell.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.