Lajmet e fundit

Ekspozimi i mushkonjave vetëm dhjetë minuta në dritë gjatë natës, ndalë kafshimin e tyre.
Hulumtuesit kanë testuar këtë metodë me mushkonjat Anopheles gambiae, të cilat transmetojnë malarien.
Ky studim i realizuar në Universitetin Notre Dame, gjithashtu ka gjetur që ekspozimi ndaj dritës manipulon edhe sjelljet e tyre gjatë fluturimit.
Zakonisht malaria transmetohet kur një mushkonje e infektuar, femër Anopheles, kafshon dikë.
Vetëm mushkonjat e tilla mund të transmetojnë këtë sëmundje, pasi që të jenë infektuar duke e kafshuar dike që veçse ka sëmundjen e malaries.
Ky studim ndihmon në krijimin e metodave të reja për parandalimin e malaries.