Lajmet e fundit

Ju ndoshta mendoni se sa më shumë seks të bëni, aq më të lumtur do të jeni, por një studim i ri vërteton të kundërtën.
Studimi më i ri në SHBA që u bë nga Universiteti "Carnegie Mellon" ka zbuluar se seksi i shpeshtë mund të sjellë mungesë spontaniteti, romance dhe dëshire.
Argumentimi lidhet me faktin se seksi duhet të lidhet më shumë me cilësinë e jo me sasinë.
Seksi "pa masë" i bën çiftet të lodhen me njëri tjetrin.
Sipas këtij studimi, marrëdhënia mes lumturisë dhe seksit nuk është ashtu siç është pretenduar.
Si pjesë e studimit, u analizuan disa grupe çiftesh të cilëve ju kërkuan të bënin seks.
Studiuesit zbuluan se çiftet të cilët morën udhëzimin të bënin seks më shumë, patën dëshirë më të ulët seksuale dhe një rënie të kënaqësisë, ndryshe nga ata që kryenin marrëdhënie atëherë kur kishin dëshirë.