Disa efekte anësore të vaksinës Covid janë pothuajse të padallueshme nga simptomat e hershme të vetë virusit, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Studiuesit kanë frikë se kjo mund të çojë në përhapjen e paqëllimshme të koronavirusit nga njerëzit dhe thonë se njerëzit duhet të izolohen nëse sëmuren pas marrjes vaksinës dhe testimit.
Vaksinat nuk ofrojnë mbrojtje të menjëhershme, ku trupit i duhen deri në dy javë për të mësuar se si të luftojë virusin, shkruan Mail Online, përcjell Klankosova.tv.
‘’Edhe atëherë, ata mund të mos i ndalojnë njerëzit të kenë simptoma të virusit nëse e kapin atë. Deri në një në 10 persona mund të pësojnë efekte anësore pas administrimit të vaksinës, duke përfshirë dhimbje koke, lodhje dhe temperaturë’’.
Ekspertët e King's College në Londër thonë se këto efekte anësore janë gjithashtu shenja paralajmëruese të hershme të Covid.
Megjithëse udhëzimi në Mbretërinë e Bashkuar njeh zyrtarisht vetëm tre simptoma të Covid, studimet e mbikëqyrjes kanë sugjeruar se ai shkakton dhjetëra të tilla.
Akademikët zbuluan se 1 për qind e njerëzve që raportuan simptoma pas injektimit rezultuan pozitivë.
Profesoresha Emma Duncan thotë se ‘’vaksinimi mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të ndihmuar në mbrojtjen e vetes, familjes dhe komunitetit tuaj nga Covid’’.
"Megjithatë, nëse keni simptoma më pas, nuk duhet të supozoni se janë vetëm efekte anësore të vaksinimit, megjithëse për fat të mirë ky ishte rezultati më i mundshëm".
Paralajmërimi është në kohë, me Mbretërinë e Bashkuar që aktualisht po fillon një program të madh përforcues ndaj Covid.
Rastet e virusit në Britani janë gjithashtu në rritje, duke shtuar frikën se varianti Omicron tashmë po zë vend në komunitet.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.