25.07.2018 · përditësuar para 2914 dite1 min lexim
Në të gjithë botën, nga Çikago në Munih deri në Roskilde të Danimarkës, aeroportet janë bërë qendra protestimi kundër deportimeve.
Aktivistët kanë bllokuar hyrjet e aeroportit duke protestuar jashtë terminaleve dhe madje kanë sulmuar një pistë në përpjekje për të ndaluar fluturimet që mbanin të deportuar.
Këtë javë, një studente nga Suedia e provoi një qasje tjetër - kur Elin Ersson mësoi se një njeri afgan do të dëbohet të hënën nga Suedia, ajo bleu një biletë për të njëjtin fluturim.
Sapo ajo hipi në aeroplan në Gothenburg, nuk pranoi të ulej në vendin e saj, duke qëndruar në këmbë deri sa u lirua i deportuari 52 vjeçar.
Veprimin e saj dramatik të mosbindjes civile, ajo e transmetoi live në Facebook, gjë që detyroi fluturimin të vonohej për dy orë, sipas Swedavia, kompanisë që operon në aeroport.
Në fund të fundit, përpjekjet e saj dolën të suksesshme. I deportuari afgan u lirua nga aeroplani, të paktën për momentin, raporton Washington Post, transmeton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.