Lajmet e fundit

Me afrimin e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Donald Trump më 20 janar, kampuset universitare në SHBA po përballen me frikë dhe pasiguri, veçanërisht për studentët ndërkombëtarë.
Disa universitete po këshillojnë studentët të kthehen nga pushimet dimërore më herët për të shmangur pasojat e mundshme të një ndalese të re udhëtimi, si ajo e vendosur gjatë mandatit të parë të Trumpit.
Universitete si Cornell dhe Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC) kanë paralajmëruar studentët për mundësinë e ndalimeve të udhëtimit dhe urdhërave ekzekutivë që mund të ndikojnë vizat dhe lëvizjen e tyre.
CNN raporton se, studentët janë këshilluar të jenë fizikisht të pranishëm në SHBA para fillimit të semestrit pranveror, transmeton Klankosova.tv.
Trump ka premtuar politika të ashpra emigracioni, duke përfshirë zgjerimin e ndalimit të udhëtimit për disa vende dhe revokimin e vizave për individë të cilët i konsideron “radikalë” ose “anti-amerikanë”.
Ndërkohë, ai ka propozuar dhënien e kartave të gjelbra për disa të diplomuar ndërkombëtarë, por me kushte të rrepta.
Universitetet, si UCLA, kanë riafirmuar politikat e tyre për të mbrojtur informacionet konfidenciale të studentëve dhe për të kufizuar bashkëpunimin me autoritetet federale të emigracionit.