Fakulteti i Infermierisë në UBT, në kuadër të Ditës Botërore të Hipertensionit, organizoi një aktivitet sensibilizues në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Dekanit të Fakultetit të Infermerisë, Fitim Alidema, si dhe në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fehmi Agani” në Prishtinë.
Me këtë rast, dhjetëra studentë të Fakultetit të Infermierisë të UBT-së, bënë matje të hipertensionit arterial për mbi 100 qytetarë të rastit, që treguan interes për këtë aktivitet.
Gjithashtu, studentët iu dhanë informacione të detajuara mbi rëndësinë e një ushqyerje korrekte, të aktivitetit fizik dhe mbajtjes së kontakteve të rregullta me mjekun e familjes dhe mjekun specialist.
Në këtë aktivitet, po ashtu u shpërndanë për qytetarët edhe broshura informuese, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.