Klubi shqiptar, kampion i Maqedonisë së Veriut, FC Struga, ka dështuar të kalojë rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi u mposht 3-1 nga armenët e Pyunik. Vetëm pak sekonda i ndanin skuadrat nga vazhdimet dy herë nga 15 minuta, pasi strugasit kishin fituar 2-1 duelin e parë në Ohër.
Megjithatë goli i vendasëve në minutën e 96-të, shuajti ëndrrën e Strugës për të vazhduar rrugëtimin në UECL, njofton klankosova.tv
Arritja më e madhe e për ekipin nga jugperendimi i Maqedonisë së Veriut në eliminatoret evropiane, ishte edicioni i kaluar, pasi shkuan deri në Play-Off, ku u eliminuan nga Breidabliku islandez.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.