Lajmet e fundit

Stresi që vjen si pasojë e menaxhimit të punës dhe angazhimeve në familje mund ta bëjë shumë me të vështirë për gratë që të ngelin shtatzënë, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Hulumtimi i zhvilluar me 5,000 gra që janë duke tentuar të bëhen nëna, ka treguar se ato gra të cilat kanë më shumë presion dhe stres nga angazhimet e tyre, kishin 25% më pak gjasa të ngelen shtatzënë.
Studimi i realizuar nga Universiteti në Boston, gjithashtu tregon se ka fakte të shumta që tregojnë se stresi në jetën e përditshme përbën rrezik për shëndetin.
Udhëheqësja e studimit, Amelia Wesselink, ka theksuar se gratë duhet të këshillohen më shume për nevojë e balancimit te shëndetshëm të jetës në shtëpi dhe punë.