Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Stresi, ka uruar finalistët e edicionit të tretë që të fitoj më i miri nga ta.
Ai u shpreh se këtu të pesë finalistët janë vetëm me votat e publikut, transmeton Klankosova.tv.
“Ishalla fiton më i miri se këtu jeni me votat e publikut, mos e harroni. Shumë njerëz që dalin prej këtu çka s’flasin e ai është gabimi më i madh se produksioni se ka marrë askënd me zor, kanë bo ofertë dhe kanë pranu e kanë bërë kontratë. Jeni super 5qe, por publiku vendos për fituesin”, u shpreh Stresi.
Ai, mes tjerash, u shpreh se kur fitoi vetë kishte pritshmëri që më shumë vota do të kishte nga Tiranë teksa u tregoi banorëve se 24 mijë vota kishte marrë vetëm nga Prishtina.
“Unë kur kam ndal nga këtu jam habit se kisha prit përkrahje më të madhe nga Tirana, 24 mijë vota i kam pasur vetëm nga Prishtina. I jam shumë mirënjohës këtij vendi”, u shpreh Stresi.
Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=mENrnnjfpbo
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.