Nord Gym nga Bullgaria, shkruan historinë duke u shpallur kampion i edicionit të parë të turneut ndërkombëtar “Streetball Kosova International 2016”, dhe duke rrëmbyer kështu edhe cmimin e madh prej 4000 mijë euro, njofton Klan Kosova.
Në finale Nord Gym mposhti skuadrën e Golden Eagle Albania, me rezultat të ngushtë, 13:11.
Kampioni i “Streetball Kosova International”, skuadra e Nord Gym po ashtu ka fituar edhe të drejtën për kualifikim për në garën Challenger në Lipik të Kroacisë.
Në edicionin e parë të “Streetball Kosova International 2016”, morën pjesë 8 skuadra.
Nga 1 ekip prej Bullgarisë, Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë dhe 4 nga Kosova.
Ndërkohë duhet theksuar se që nga edicioni tjetër “Streetball Kosova International ” synon të bëhet një nga qendrat e rëndësishme të Streetballit në Evropë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.