Të shtunën (24 tetor) në palestrën e basketbollit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të organizohet edicioni 21 i Streetball Kosova, kampionati zyrtar i Kosovës në Basketbollin 3x3.
Përkundër një viti të pazakontë që solli pandemia, me lehtësimin e masave dhe lejimin e organizimit të aktiviteteve sportive edhe në palestra, por me masa strikte mbrojtëse kundër COVID-19 , Shoqata e Streetballit e Kosovës anëtare e FBK dhe FIBA 3x3 sivjet e vazhdon traditën që e filloi tash e 21 edicione, njofton Klan Kosova.
“Për dallim nga edicionet e kaluara kur karvani i streetballit kosovar vizitonte 7 qytetet më të mëdha të Kosovës për të shpërndar “Muzikë, Diell dhe Kënaqësi Streetballi” dhe në fund i përmbyllte kampionatet me Superfinalen në kryeqytet, sivjet në edicionin e 21-të do të jetë më ndryshe”.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë:
Streetball Kosova 2020, logoja e të cilës ngjarje edhe e mbanë shenjën e maskës, për shkak të situatës së krijuar do të organizohet si turne 1 ditor, duke tubuar 12 skuadra më të mira kosovare dhe nga rajoni.
Natyrisht, ky edicion i cili po zhvillohet i limituar në mbarë botën dhe të cilin FIBA 3x3 e ka “ngrirë” sa i përket rezultateve, por njëkohësisht i ka motivuar shtetet të organizojnë aktivitete për t’i vazhduar aktivitetet dhe traditën, duke përfshirë edhe Shoqatën e Streetballit Kosovar .
Pas Superfinales së edicionit të 20-të jubilar i cili vitin e kaluar detyrimisht u organizua në palestrën ePallatit të Sporteve në Prishtinë, për shkak të motit të lig dhe me shi por gjatë të cilit nuk mungoj spektakli dhe atraksionet, pasi ju kujtojmë se mysafirë ishin super-atraksioni botëror deri tash i paparë në vendin tonë: DUNKING DEVILS, kampionët botëror në ngulitje akrobatike.
Kështu, pas edicionit 20 edhe ky i 21-ti do të mbahet në palestër por për arsye krejt tjera.
12 skuadrat më të mira do të garojnë nën masave strikte mbrojtëse nga COVID 19, me mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës fizike dhe dezinfektimin
Natyrisht, për shkak të masave restriktive publik nuk do të ketë por ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të transmetohen LIVE në Artmotion , në Art Sport 1 dhe atë me fillim nga ora 19.
Po ashtu, do të ketë informata LIVE në facebook, instagram dhe në faqen zyrtare të Streetball Kosovës (
kosovastreetball.org) si dhe portalin nr.1 të basketbollit në shqiptari: AsistiOnline.
Përkundër situatës dhe telasheve me pandemi edhe sivjet do të kemi bukuri dhe kënaqësi streetballi, të shtunën , me 24 Tetor në Prishtinë
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.