Lajmet e fundit

Kujt nuk i ka ndodhur që t’i ngecë zinxhiri i çantës, xhaketës, xhupit, fustanit etj?
Apo që të përfundojë me ‘’dyqan të hapur’’ sepse patenta e pantallonave hapet vetë për shkak se është shumë i lirshëm ?
Fatmirësisht ka një zgjidhje për këto probleme.
Për rastet kur zinxhiri ngecë, aplikoni pak vazelinë në një copë pambuk dhe fërkoni zonën ku ka ndodhur ngecja. Kjo do ta lirojë atë menjëherë, ndërsa nëse keni probleme me një zinxhir të lirshëm, mund ta zgjidhni këtë me një rreth çelësash. Rrethin kalojeni në vrimën e kokës së patentës dhe mbërthejeni pantallonat në mënyrë që rrethi të futet tek kopsa.