Lajmet e fundit

Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite lëshoi një deklaratë të hënën në mbrëmje, duke shprehur "paralajmërimin e saj për rreziqet" e një operacioni izraelit në zonën Rafah të Gazës.
“Forcat okupatore izraelite që synojnë qytetin e Rafahut si pjesë e fushatës së saj sistematike të përgjakshme për të sulmuar të gjitha zonat e Rripit të Gazës dhe për të zhvendosur banorët e saj drejt së panjohurës”, thuhet në deklaratë.
Tutje aty thuhet se Riadi i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “ndërhyjë menjëherë për të ndalur gjenocidin e kryer nga forcat pushtuese...", raporton Haaretz, transmeton Klankosova.tv.