Lajmet e fundit

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny ka vdekur në burg, ka thënë shërbimi i burgjeve të vendit, në atë që ka të ngjarë të shihet si një vrasje politike që i atribuohet Vladimir Putinit.
Lidhur me këtë kanë reaguar shumë emra të rëndësishëm evropianë, tranmseton Klankosova.tv.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, thotë se është "i pikëlluar dhe i shqetësuar nga raportet që vijnë nga Rusia".
Vdekja e Navalny është "lajm i tmerrshëm" thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, i cili thotë se ai "demonstroi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij".
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se aktivisti "e pagoi guximin e tij me jetën e tij".
Ndërsa ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky i ka bërë thirrje botës që të "nderojë kujtimin" e një njeriu "të burgosur dhe të torturuar deri në vdekje për shkak të qëndrimit kundër Putinit".
Dhe Krisjanis Karins - ish-kryeministër letonez dhe ministër i jashtëm aktual - thotë se është "thellësisht i shqetësuar" nga lajmet dhe u shpreh se "vdekja e tij është plotësisht në ndërgjegjen e regjimit kriminal të Putinit".