28.05.2019 · përditësuar para 2600 dite1 min lexim
Kristen Stewart duket se e ka vulosur statusin e saj si 'kameleon i stilit'.
Aktorja 29 vjeçare nuk ka ngurruar asnjëherë të eksperimentojë me pamjen e saj, ose me flokët e saj që pothuajse vazhdimisht janë ndryshe ose me krijimin e një stili shumë të guximshëm personal.
Por, zgjedhja e fundit që e ka bërë mund të jetë më e guximshmja që ajo e ka bërë ndonjëherë.
Ylli i “Charlie’s Angels” ka qenë e pranishme në sfilatën e Chanel Metiers d’Art në Korenë Jugore ku kur është ndalur të bëjë disa fotografi nuk kishte si të mos binte në sy një gjë që mungonte (ose më mirë thënë dy) – vetullat e saj.
Fytyra e kësaj marke luksoze ishte veshur nga koka tek këmbët nga kjo markë, transmeton Klan Kosova.
Stewart kishte zgjedhur një këmishë të bardhë të tejdukshme që pothuajse zbulonte gjithçka, një palë pantallona të shkurtra lëkure, çizme të zeza deri te gjunjtë ndërsa gjithë pamjen e saj e kishte kompletuar me shumë qafore dhe një çantë të zezë.
Përpos veshjes, aktorja ishte kujdesur që edhe grimin dhe stilimin e flokëve ta kishte shumë më ndryshe se e zakonshmja – flokët biond me hije ngjyrë rozë, hijen e syve ngjyrë të gjelbër dhe një manikyr shumëngjyrësh.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.