Lajmet e fundit

Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier League, këtë herë si trajner, pasi Aston Villa janë të interesuar për të, pasi trajneri i tyre Dean Smith është shkarkuar të dielën.
Smith u shkarkua pas pesë humbjeve të njëpasnjëshme, e fundit e cila ishte ndaj Southamptonit të premten.
Me shumë menagjerë të shkarkuar në Premier League, tashmë deri më tani janë pesë të tillë, aq sa ishin në të gjithë sezonin e kaluar.
Gerrard po vlerësohet lartë nga bordi i Aston Villas, të cilët janë të impresionuar nga puna që ai ka bërë tek Rangers.
Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë është nën kontratë me Rangers deri në vitin 2024, shkruan dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Pasi mori drejtimin e Rangers në vitin 2018, 41-vjeçari fitoi titullin e Premierligës Skoceze sezonin e kaluar, duke thyer dominimin e Celtic, të cilët e kishin fituar për nëntë sezone radhazi.
Këtë sezon, djemtë e Gerrard janë në krye të Premierligës Skoceze të tabelës, ndonëse u eliminuan nga Malmo në raundet kualifikuese të Ligës së Kampionëve.