Lajmet e fundit

Republikanët kanë zgjedhur Steve Scalise si kandidatin e tyre për të qenë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve pas një votimi të fshehtë.
Ai mundi kandidatin tjetër, Jim Jordan, me 113 vota, kundër 99, në një takim me dyer të mbyllura në Kapitolin e SHBA.
Kryetari është një nga postet më të rëndësishme në qeverinë amerikane, duke drejtuar dhomën e ulët të Kongresit.
Tani do të ketë një votim të plotë të Dhomës së Përfaqësuesve ku kërkohet një shumicë e thjeshtë votash me 217, për të fituar detyrën.
Kevin McCarthy u rrëzua nga posti pasi anëtarët e partisë së djathtë u revoltuan dhe e larguan atë, një veprim i paprecedentë në politikën amerikane.
Duke folur me gazetarët pas takimit, Scalise tha se plotësimi i rolit të Kryetarit ishte jetik në një "botë gjithnjë e më të rrezikshme", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.