Lajmet e fundit

"Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere", ka shkruar Maqedonci transmeton Klankosova.tv.Ai theksoi se pjesëmarrja në ushtrime të tilla ndërkombëtare është dëshmi e zhvillimit të vazhdueshëm të FSK-së dhe e gatishmërisë së saj për të kontribuar në misione dhe aktivitete të përbashkëta me partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë.