Antony ka mbyllur përfundimisht aventurën e tij te Manchester United dhe është prezantuar si futbollist i ri i Real Betisit, në një transferim që kushtoi 22 milionë euro plus 3 milionë në bonuse të mundshme.
Klubi anglez gjithashtu do përfitojë 50% nga shitja e ardhshme e lojtarit.
“Vetëm familja ime e di sa e vështirë ishte të isha atje. Të stërvitesha veçmas. Por e dija që ky moment i mrekullueshëm do të vinte”, është shprehur ai i përlotur gjatë prezantimit.
Pas një gjysmë sezoni të suksesshëm në huazim te Betis, ku shënoi 9 gola në 26 ndeshje dhe ndihmoi ekipin të arrinte finalen e UEFA Conference League, Betis vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij.
“Kisha frikë se mos nuk ndodhte në fund, por prita sepse kisha shumë besim”.
“Kalova më shumë se 40 ditë në hotel, ishte shumë e vështirë... Por të gjithë e dinin që doja të kthehesha te Betisi.”
“Këtu ndiej dashuri të vërtetë. Kujdesi për mua është diçka që paraja nuk mund ta blejë. Ishte gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe tani jam këtu, i lumtur, në një qytet dhe klub që i dua.”
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.