Lajmet e fundit
Mesfushori kroat dhe sulmuesi francez mund të kthehen në fushat e blerta më shpejtë se ç'pritej.

Luka Modriq dhe Karim Benzema kanë stërvitur në ambientet e jashtme, pas një kohe stërvitjesh në palestër. Të dy qenë lënduar në ndeshjet me përfaqësueset e tyre në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Pritej që të dy të mungonin së paku edhe dy javë, por duket se stafi mjekësor i klubit ka bërë punë të mirë dhe tani ata u janë kthyer stërvitjeve.
Kroati dhe francezi kanë bërë stërvitje të lehta të premten mbrëma në Valdebebas duke e lënë të hapur mundësinë e një kthimi të shpejtë nën urdhërat e Rafa Benitezit.