Lajmet e fundit

Arsenal është përfolur kohën e fundit për një blerje të yllit të Manchester City, Raheem Sterling.
Por që anglezi ka thënë se nuk po ju kushton vëmendje këtyre spekulimeve.
Sterling ka thënë se nuk dëshiron kalimin në Emirates dhe së dëshiron që edhe më tej të qëndrojë në Manchester City, përcjellë Klan Kosova.
Ai ka qenë i përfolur për kalimin te Arsenal në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, në rastin se Alexis Sanchez të kompletonte kalimin te skuadra e Guardiolas.
“Kam nënshkruar kontratë pesë vjeçare, kam edhe dy vjet e gjysmë të vlefshme. Unë e shoh veten këtu, të luajë nën drejtimin e një menaxheri të madh dhe të jem pjesë e një ekipi të madh”, ka thënë ai.