Lajmet e fundit

Sulmuesi i Manchester City-t, Raheem Sterling, e ka cilësuar stinorin aktual si të çuditshëm për veten, pasi që nuk e gëzon më trajtimin dhe lavdin e dy stinorëve paraprakë.
“Mos ma merrni për të keq, ky stinor për mua personalisht ka qenë i çuditshëm”, ka thënë Sterling për BT Sport.
“Por sidoqoftë ende po e shijoj futbollin tim dhe po jap gjithçka për ekipin. Nëse nuk shënoj ose bëj diçka për ta ndihmuar ekipin atëherë nuk jam i lumtur kur lë lojën”.
“Sigurisht që jam i lumtur që kemi fituar por njëkohësisht mendoj që kjo më ndihmon që t’i arrij këto gola, që të jem i shtyrë dhe tash është koha perfekte e stinorit”.