Lajmet e fundit
Sulmuesi i Manchester Cityt ka shënuar tre gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe ka lavdëruar shumë bashkëlojtarët, duke i quajtur shumë të rëndësishëm në këto rezultate.

Raheem Sterling ka lavdëruar bashkëlojtarët e tij pasi u fut në “Skuadrën e fazës së grupeve” të Ligës së Kampionëve.
Ish-anësori i Liveproolit, tek City kaloi këtë verë për 49 milionë funte dhe që atëherë ka pasur gjashtë paraqitje në garën elitare të futbollit për klube.
Sterling ka shënuar tre gola gjatë kësaj kohe, dy ndaj Borussia Monchengladbachut dhe një ndja Sevillas.
21 vjeçari së fundmi është emëruar si një nga XI lojtarët e fazës së grupeve, ndërsa ka falënderuar bashkëlojtarët për ndihmën e dhënë.
“Jam i privilegjuar që jam në Skuadrën e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve”, ka shkuar ai në Instagram. “Nuk do të mund ta bëja këtë pa bashkëlojtarët”.
https://www.instagram.com/p/_WhZY-pojf/