Lajmet e fundit
Me 11 gola këtë edicion sulmuesi ka barazuar rekordin personal nga Anfield Road, ndërsa ka thënë se do ta përmirësojë shumë.

Raheem Sterling e ka falënderuar Sergio Agueron për ndihmën e dhënë në përmirësimin e aftësive para portës, teksa sulmuesi synon të thyejë rekordin personal.
Ish anësori i Liverpool shënoi golin e tij të 11-të në përballjen e të shtunës me Aston Villan.
Ai e ka falënderuar Agueron për përmirësimin në reagim para portës, të cilin e cilësoi si një nga më të mirët në këtë pozitë.
“Kam punuar në finalizim për një kohë”.
“Natyrisht kur ke në skuadër lojtarë si Sergio mund të përmirësohesh shumë”
“Po i rris aftësitë e mia përditë dhe shpresoj ta vazhdoj këtë gjë”.
“Me 10 ndeshje të mbetura mund ta përmirësoj shumë rekordin personal”.