Lajmet e fundit

“Në gjithë këtë vlug të madh të ndryshimeve që bota po shkon me hapa galopantë, nganjëherë është edhe e frikshme. Nuk kishte si edhe martesa të mos ndryshonte. Martesa ka ndryshuar strukturën, por unë mendoj që martesa bazë, nëna, baba dhe fëmija, nuk ka për të ndryshuar”, u shpreh Zotaj në Klan Kosova.Ndërsa avokatja Gashi-Bytyqi, në emisionin “Ora Shtatë” tha se ndër arsyet e para e cila lejon të shpërbëhet raporti ndërmjet dy çifteve, sipas saj është çështja e sterilitetit.
“Vetëm dy raste në krejt karrierën time 20-vjeçare i kam pasur, për arsye se tash për fatin e mirë po janë këto metodat artificiale”, u shpreh avokatja në Klan Kosova.Ajo shtoi se shumë ndarje shkaktohen për shkak të tradhtisë dhe përdorimit të alkoolit. Nga ana tjetër, psikologu Kastrati tha se çiftet po ndajnë rrugët për shkak të mungesës së komunikimit të mirëfilltë.
“Mungojnë këshillimet paramartesore përpara se një çift ta vendos kurorëzimin”, tha ai në Klan Kosova.