Stephen Curry dhe Golden State nuk do të jenë pjesë e fazës së Play Off-it në NBA.
Fatale për ta ishte disfata ndaj Memphin Grizzlies 112 – 117 në ndeshjen e fundit të Play-In, njofton Klan Kosova.
“Luftëtarëve” nuk u mjaftoi performanca e lartë e Curry që shënoi 39 pikë.
Fituesi u përcaktua vetëm pas pesë minutave shtesë.
Lideri i Memphisit ishte Ja Morant që realizoi 35 pikë.
Ekipi nga Tennessee rikthehet pas katër vjetëve në fazën përfundimtare të stinorit në NBA.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.