Lajmet e fundit

Stephan El Shaarawy ka gjasë që të largohet nga ekipi i Milanos.
Pritet që menaxheri Sinisa Mihajlovic ta emërojë Filippo Inzaghin si trajner të këtij ekipi, ku me këtë rast ka edhe gjasa që El Shaarawy të largohet nga ky ekip.
Vëllezërit e futbollistit kanë qenë të zënë për të dhënë informacione lidhur me këto fjalë, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo Manuel El Shaarawy ka thënë për Sky Sport Italia që vëllau i tij është i lumtur që është në Milano, por mbetet që të shihet se çka do të ndodhë me ekipin Italian këtë verë dhe opsionet e transfereve. / klankosova.tv