Lajmet e fundit

Statuja e futbollistit Zlatan Ibrahimovic, e vendosur në qytetin e tij të lindjes Malmo, ishte përsëri cak i sulmeve.
Vandalizimi i këtij monumenti kulturor të ngritur për nder të tij filloi pasi media njoftoi se ai kishte blerë gjysmën e aksioneve të skuadrës së futbollit Hammarby në fund të muajit të kaluar.
Siç edhe shihet në foto statujës i mungon hunda.
Statuja e Zlatan Ibrahimoviqit në Malmo është ngritur para dy muaj e gjysëm.
Ajo ka qenë cak i sulmeve edhe më parë, por janë shtuar edhe më shumë për shkak të blerjes së aksioneve të klubit suedez.
Ibrahimoviq e filloi karrierën e tij profesionale të mrekullueshme në Malmö FF dhe më pas luajti për Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milano, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe LA Galaxy.
Për ekipin kombëtar të Suedisë, nga i cili u largua në vitin 2016, ai bëri 116 paraqitje dhe shënoi 62 gola.