Lajmet e fundit

Një muze nga Franca, e ka rikthyer kokën e një statuje Hindu të shekullit 20në Kamboxhia, 130 vjet pasi e kishin rrëmbyer.
Statujës e cila reprezenton zotërat e Hinduve, Vishnu dhe Shiva, iu ishte marrë koka në kohën e kolonializmit francez.
Tani është rikthyer në vendin që i takon, nga Muzeu Guimet në Paris, me kërkesë të vetë Kamboxhias.
Ministri kambogjez i Kulturës Kamboxhia, ka thënë se rikthimi i kokës në statujë, të jepte ndjesinë e “rikthimit të shpirtit për trashëgiminë tonë kombëtare”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Sipas kulturës ton Khmer, ribashkimi është simbol i prosperitetit”, ka thënë Zëvendëskryeministri Sok An, në një ceremoni në Muzeun Kombëtar të Kamboxhias.
Statuja komplete, para se t’i merrej koka nga francezët në vitin 1886-të, kishte qëndruar në tempullin Phnom Danë jug të provincës Takeo.