Lajmet e fundit

Një ri-takim mes Bayern Munich dhe Paris Saint Germain do të ndodhë më 7 dhe 13 prill, pasi kështu vendosi shorti i të premtes për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve për sivjet. Ndonëse ekip me shumë histori dhe kampion aktual në këtë garë, Bajern është mposhtur pesë herë nga Parisi në përballje direkte, kurse gjermanët kanë një fitore më pak.
Dy skuadra që janë takuar po në finale, janë edhe Real Madrid e Liverpool, që pas shorit të së premtes, përballen sërish, tani në çerekfinale të kësaj gare. Lëndimi i Salah nga Ramos, dy gabimet e Karius dhe super goli i Gareth Bale, janë disa nga momentet kryesore të finales së 2018-ës, ku kampion doli ekipi mbretëror 3:1. Gjashtë herë në total janë takuar në Champions, të dy ekipet kanë nga tri fitore.
Tetë herë janë përballur mes vete Porto e Chelsea. Ekipi anglez ka pesë fitore, dy portugezët dhe një barazim.
Takimi tjetër çerekfinal do të jetë mes Manchester City e Borussia Dortmund. Në sezonin 2012/13 të kësaj gare, në grup u përballën këto skuadra, ishte një barazim dhe një fitore e arriti Dortmund.
klankosova.tv