Me dy gola të shpejtë nga Prapashtica e Krasniqi në fund të pjesës së parë kundër Llapit, i dhanë fitore Prishtinës.
Kjo ishte fitorja e parë e bardh e kaltërve pas më shumë se dy muaj, dhe e para pas tre humbjeve rresht në Superligë.
Në përjashtim të miqësoreve, nën udhëheqjen e Munishit Prishtina ka zhvilluar 22 ndeshje në Superligë dhe 2 në Kupë, ku atë me Vllaznimin e fitoi në tavolinë 3 me 0, kurse çerekfinalen e siguroi pas fitores 3 me 1 ndaj Dukagjinit ditë më parë.
Veç këtyre, në Superligë ka 8 fitore, 8 humbje e 6 barazime. Në Superligë kjo skuadër ka shënuar 28 gola dhe ka pranuar 23. Prishtina aktualisht është në vendin e katërt me 30 pikë, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tre humbje e një barazim.
https://youtu.be/vfBz43RdNT0
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.