Skuadra e Liverpool-it e zyrtarizoi të enjten blerjen më të re të klubit argjentinasin Alexis Mac Allister.
Bile ish futbollistit të skuadrës së Brighton-it tek të kuqtë nga Anfield Road i është besuar numri 10-të përcjell klankosova.tv.
Megjithatë Mac Allister ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme dhe po ashtu statistika që e vërtetojnë këtë.
Ai sivjet ka luajtur mbi një mijë minuta në Premier League dhe ka pasur mesatare prej 2+ goditje, 2+ ndërhyrje dhe 50+ pasime brenda 90 minutave.
Prandaj këto statistika nuk i ka arritur asnjë futbollist me mbi 1000 minuta të luajtura në Premier League.
Ndryshe Liverpool pagoi për të 35 milion funte.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.