Policia ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme në rrugën “Feriz Guri” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana për Klankosova.tv, tha se një person ka mbetur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Megjithatë, policia nuk bëri të ditur nëse ndonjë i dyshuar është arrestuar.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Feriz Guri’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, thuhet në konfirmim.
Klan Kosova ka mësuar se i plagosur ka mbetur Sh.Kastrati.
https://klankosova.tv/te-shtena-me-arme-ne-veternik-dyshohet-per-te-plagosur/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.