Kryeministri britanik, Keir Starmer dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë folur për tarifat e vendosura nga Shtëpia e Bardhë.
Në njoftimin e lëshuar nga autoritetet britanike thuhet se Starmer dhe Macron "ranë dakord që një luftë tregtare nuk është në interesin e askujt, por asgjë nuk duhet të ishte jashtë tryezës".
Deklarata shton se ata "ndanë shqetësimet e tyre rreth ndikimit global ekonomik dhe të sigurisë, veçanërisht në Azinë Juglindore".
Ata diskutuan gjithashtu për bisedimet që ka nisur Mbretëria e Bashkuar dhe Franca për të bërë një koalicion të shteteve të shumta, për të shqyrtuar se si të mbështesin Ukrainën nëse nënshkruhet ndonjë marrëveshje paqeje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.