Lajmet e fundit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka reaguar ndaj Kremlinit zyrtar për bastisjen dhe raportimet për ndalimin e 30 personave të cilët morën pjesë në një aktivitet përkujtimor në nderim të liderit opozitar rus, Alexei Navalny.
Ai shkruan në platformën X se kjo bastisje ruse, dëshmon represion ekstrem dhe madje fakton se edhe pas vdekjes së tij, Kremlini i frikësohet Navalnyt, transmeton klankosova.tv.
''Rusi: Kremlini ka ende frikë nga Alexei Navalny edhe pasi e vranë. Bastisja joproporcionale kundër atyre që mblidhen në kujtesën e tij dëshmon se represioni ekstrem u bë një model fiks. Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e Navalny si një simbol i një të ardhmeje tjetër për Rusinë''.
https://twitter.com/ExtSpoxEU/status/1798332089139659057