Lajmet e fundit

Real Madrid dhe Tottenham Hotspur janë takuar për të diskutuar lidhur me mundësinë e transferimit të Dani Ceballos tek këta të fundit, shkruan AS.
Ylli spanjoll është caku kryesor i finalistit të Ligës së Kampionëve, ndërkaq trajneri i Mbretërve, Zinedine Zidane, e ka inkurajuar mesfushorin që të largohet në formë huazimi.
Mirëpo, Madridi nuk është i interesuar që ta shesë lojtarin të cilin Tottenham shpreson ta blejë verën e ardhshme në mënyrë permanente, ndonëse çmimi mund t’i shkojë deri në 60 milionë euro.